
SPAK njoftoi se ka kërkuar konfiskimin e pasurive të dy shtetasve që akuzohen se mashtruar dhjetëra qytetarë europianë duke u zhvatur atyre gati shtatë milionë euro përmes Call centre-ve.
Vlera e aseteve për të cilat prokuroria e posaçme kërkon t’i kalojnë shtetit llogaritet në 1.9 milionë euro, ku përpos llogarive bankare pjesa më e madhe e pasurive janë apartamente në Tiranë, njësi shërbimi dhe tokë.
Por kjo kërkesë e prokurorisë vjen pa kaluar java nga një vendim i gjykatës së Apelit që hodhi poshtë dënimet e Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës, të dënuar gjatë verës 2024 mbasi u hetuan për mashtrim kompjuterik të kryer në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.
Kasmi ishte gjetur fajtor dhe dënuar me 7.4 vjet burg kurse Xhulian Xhafa ishte dënuar me 6.8 vjet burgim. Nga gjykata e shkallës së parë u shpallën të pafajshëm 11 operatorë, duke lënë në pikëpyetje ekzistencën e grupit kriminal. Pas apelimit ndaj tyre apeli e prishi vendimin dhe urdhëroi rigjykimin e të akuzuarve që përmes Bluenergji Call kryen thirrjet mashtruese me ftesën për të investuar në bursa.
Nga gjurmimi financiar i parave që u investuan prej shtetasve francezë gjermanë, spanjollë e italianë u zbulua se një pjesë e kësaj pakete ishte transferuar në Shqipëri. SPAK ka kryer disa hetime ndaj Call Centre-ve që kanë zhvatur qindra qytetarë europiane, madje rezultojnë grupe hetimore të përbashkëta edhe me Europol, ndërkohë që në procese janë përfshirë si viktima të këtij krimi edhe shtetasit e huaj.
Pasuritë:
“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.
Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.
Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë
Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,
Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S. Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.
Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.
Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.
Top Channel