Del nga ‘moda’ droga me postë nga SHBA, policia kupton ‘hilen’, arrestohet në flagrancë një tjetër i ri në kryeqytet

27/04/2025 11:20

Duket se nuk ‘pi më ujë’ metoda që trafikantët e drogës kishin gjetur për të marrë drogë nga SHBA, përmes postave në kryeqytet.

Pas disa arrestimeve tre ditët  fundit të trafikantëve që e merrnin drogën me me postë nga SHBA dhe më pas e shinin në vendin tonë, sot është goditur një tjetër rast.

Policia bën me dije se seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta