Molla nuk pëlqehet më/ Korçë, fermerët e shesin lirë dhe nuk kanë më leverdi ta kultivojnë

26/04/2025 15:35

Fermerët  e  Korçës, kanë toka të bekuara pasi në to mund të prodhosh çdo gjë.

“Jam fermeri Llambi rrapi nga fshati Zvirinë, kam 30 vite që merrem me kultivimin e mollës, qepws dhe patates“, tha fermeri.

Toka punohet për çdo sezon bujqësor, pavarësisht se pikat e grumbullimit tregohen të padrejtë me bujkun dhe konsumatorin. Meraku më i madh për ta është rrisin fitimin e tyre.

“Fermerët e Korçës prodhojnë me kosto të lartë, duke filluar që nga nafta, plehrat kimike dhe pesticidet. Nëse unë mollwn e shita 30 lekë, mollën e Llambi Rrapit në Tiranë e 150 lekë. “

5 lekë më tepër për kilogram, do të shënonte çmimin e dëshiruar për fermerin e mollës.

“Sa duhet ta shesësh 1 kg mollë që të dalësh me fitim. Nëse kostot i kam 30 lekë, minimum unë duhet ta shes me 35 lekë”.

Por kjo kërkesë duke mos u dëgjuar nga tregtarët shumë fermer I ka shtyrë të marrin një tjetër vendim.

“250 rrënjë mollë kam prerë sepse nuk shiteshin. Të erdhi keq  kur i preve ? Mua më thua ato të ti falin të vjen keq, po ti kesh të tuat çmendësh. “

Mungesa e subvencionimeve bën që molla e Korçës të qendrojnë larg tavolinës së konsumatori shqiptar, kjo sepse një kg mollë nga Korça kushton më shtrenjtë se molla e fermeri grek dhe atij turk, edhe pse ndodhet me mijëra kilometra larg.

“Kjo është ajo që ne nuk e konkurrojmë dot importin sepse ata subvencionohen dhe hyjnë në Shqipëri më lirë. Ne kemi kosto të larta prodhimi”.

Kundra fermerit nuk është vetëm tregu i padrejtë apo mungesa e subvencioneve këtë vit edhe natyra është treguar tepër e ashpër me ta.

“Unë ka 3 ha mollë, Zoti nuk na ka ndihmuar shumë vite pasi na ka rënë edhe breshër dhe më dëmtoi gjysmën e tokës. Vjet shita 1,5ha me mollë për lëngje me 13 lekë kilogrami”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta