
Kryepeshkopi i Shqipërisë Joan u nderua në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut në Vatikan, ku u shfaq krah patrikut Bartolomeo, klerikëve nga Antiokia, Çekia, Rusia, si dhe nga vende të tjera.
Ceremoniali i kushtuar varrimit të Papa Franceskut parashikonte dy Lutje solemne: E dyta pra, ishte Lutja e kishave orientale, ku Patriarkët dhe arkipeshkët i afrohen arkëmortit, me pamje nga altari dhe recitojnë një lutje të liturgjisë bizantine të të vdekurve.
Në fund, një prej patriarkëve orientalë tymos me temjan dhe përmbyll lutjen me spërkatjen me ujin e shenjtë. Në këtë ceremoni madhështore e mbresëlënëse, prania në tribunë e dy klerikëve shqiptarë të ortodoksisë, që bashkuan zërat e kishave më të rëndësishme botërore në nderimin e një shpirti të rrallë dhe human si ai i Papa Franceskut të pushojë në paqe. Për besimtarët ortodoksë dhe të gjithë ne është një nder dhe një shenjë e mirë.
Top Channel