Kapet me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

26/04/2025 12:56

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes, i akuzuar për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi .

Konkretisht, efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Në shikim të tyre, i akuzuari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në një vend afër dhe e kanë dërguar në Prokurorinë Aharnes, e cili e ka lënë në paraburgim.

Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes, ndërsa 43-vjeçarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta