Jeta e vështirë me autizmin! Peripecitë e një familjeje: Mbështetja është e vogël, problemet të mëdha

26/04/2025 20:12

Ndërsa shifrat e autizmit po rriten frikshëm pasi llogaritet se 1 në 31 fëmijë lind me çrregullime të spektrit autik në Shqipëri, një familje të tillë e pret një kalvar i gjatë pa krye e pa fund.

Njëri nga prindërit duhet të lërë punën. Autizmi nuk zgjedh, ke apo nuk ke mundësi ta trajtosh me terapi fëmijën.

“Ka të rinj që nuk janë trajtuar sepse edhe kempin që ka marrë familja e ka përdor për të ngrënë bukë. Një kemp, 120-170 të vjetra një terapi kushton 15 deri 35 një orë”, tha Brixhilda Muça.

Qendrat publike që ofrojnë terapi për fëmijët jo të gjithë mund t’i aksesojnë pasi vetëm në Tiranë ka.

Por edhe në qendrat jopublike terapi ofrohen  deri në moshën 7-8 vjeçare e në Shqipëri mungojnë qendra të posaçme për këta fëmijë.

Shqipëria nuk ka shifra zyrtare por janë gjithsej 2500 persona të cilët trajtohen me kemp dhe kujdestari  për shkak të çrregullimeve të spektrit, ndërkohë që përllogariten të jenë nga 6000 mijë deri në 14 mijë persona të cilët nuk janë në këtë skemë e trajtohen nëpër qendra jopublike me kosto marramendëse.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta