
Është vënë në pranga shtetasi Marinel Demiri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtare.
39-vjeçari, është arrestuar në Greqi, pasi është dënuar për plagosje të rëndë me dashje.
Sipas uniformave blu, rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.
Sakaq pritet ekstradimi nga Greqia për në Shqipëri.
Njoftimi:
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.
Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.
39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).
Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.
Top Channel