
Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, Cannabis Sativa, që kishte për qëllim ta shiste në doza në zonën e Kombinatit.
Gjatë një operacioni të realizuar në kuadër të veprimeve kundër krimeve të lidhura me narkotikët, shërbimet e autoriteteve bënë të mundur kapjen e shtetasit Aleksandër Gjokaj, banues në Kamëz, i cili po kryente aktivitetin e paligjshëm.
Kontrolli i automjetit të drejtuar nga i arrestuari, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ka çuar në gjetjen e 170 gramë lëndë të dyshuar narkotike. Hetimet dyshojnë se 25-vjeçari e siguroi lëndën narkotike, e ndante në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Kombinatit.
Pas arrestimit, janë sekuestruar gjithashtu automjeti që ai përdorte për aktivitetin e tij kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel