Kërcënoi gruan dhe djalin se do t’i vriste, kapet me hanxhar në dorë 48-vjeçari
24/04/2025 14:05
Një ngjarje e mundshme kriminale kriminale është parandaluar në kryeqytet, ku një 48-vjeçar kërcënoi bashkëshorten dhe djalin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur policia ka marrë një telefonatë për konfliktin në banesën e familjes në rrugën “Haki Stërmilli”.
Elvis Bana, sipas policis, po kanoste familjarët me hanxhar, kanë shkuar në vendngjarje. 48-vjeçari u arrestua në flagrancë si autori i dyshuar i rastit.
Nga verifikimet, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel