Dita e vajzave në Korçë! Studentet e shkollave profesionale mësojnë nxënëset e klasave 9-vjeçare

24/04/2025 15:27

Afrimi i vajzave në arsimin profesional për profesione të cilat kryesisht zgjidhen nga djemtë mbetet në prioritet për shkak të nevojave të tregut.

Në ditën ndërkombëtare të vajzave në fushën e inovacionit, një aktivitet që synon afrimin e tyre drejt fushës së TIK është zhvilluar nga shkolla Teknike në Korçë ku nxënës të grafik design janë kthyer në mentorë për vajzat e klasave të 9-ta nga shkollat e qytetit

Por përveç fushës së TIK, për të cilën është edhe interesi më i  lartë, në Korçë 6 vajza ndjekin drejtimin e ndërtimit ndërsa vazhdon puna për të kapërcyer paragjykimet gjinore

Arsimi profesional për të rinjtë shihet si një mundësi e mirë që i afron ata me tregun e punës dhe u krijon mundësi reale punësimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta