
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, lavdëron presidentin e SHBA, Doanld Trump, pasi sipas tij republikani ‘është paqebërës’.
Kjo deklaratë erdhi gjatë një takimi me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, në Zyrën Ovale në Uashington.
“Të gjithë duhet të falënderojnë Trump si një paqebërës, pasi është duke u përpjekur të shpëtojë jetë”, u shpreh ai.
Rubio u tha gazetarëve se lufta në Ukrainë “nuk është lufta jonë”, por shtoi se “ne po përpiqemi t’i japim fund vdekjes”.
“Ne po përpiqemi t’i japim fund shkatërrimit dhe kemi treguar rrugën përpara. Ne mund të shohim vijën e finishit, por të dy duhet të arrijnë atje dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar ata të arrijnë atje”, shtoi sekretari amerikan.
Sipas Rubios, pala amerikane po bën shumë presion mbi Rusinë dhe Ukrainën për të arritur një armëpushim.
Top Channel