U skualifikua nga gara për në Gjykatën Antikorrupsion/ Kushtetuesja i jep të drejtë komisionit për gjyqtarin Gerd Hoxha

23/04/2025 19:34

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të ligjshëm rezultatin e komisionit të posaçëm për gjyqtarin Gerd Hoxha, i cili u skualifikua nga gara për në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Skualifikimi nga gara për në Gjykatën Antikorrupsion i gjyqtarit Gerd Hoxha u bë për shkak të një fotografie me kryebashkiakun Erion Veliaj shkrepur në një nga takimet e ambasadës britanike.

Gjyqtari Hoxha ngriti pikëpyetje për përbërjen e Komisionit të posaçëm i cili verifikon kandidatët për në Gjykatën Antikorrupsion.

Në këtë rast ky komision përbëhet nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe dy hetues, të cilët në 24 korrik të vitit të shkuar e skualifikuan pretendentin Gerd Hoxha, sot zëvendëskryetar i gjykatës së Tiranës për shkak të një fotografie rastësore.

Gerd Hoxha e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ. Por ajo që e bën të veçantë këtë çështje nuk është shtrëngimi i duarve me me kryebashkiakun e Tiranës. Por debati kushtetues mbi këtë filtër, i cili sakaq mban pezull jo vetëm emrin e garuesit për gjyqtar antikorrupsion.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta