Të panikosur e me lot në sy, qytetarët e Stambollit lënë shtëpitë dhe zyrat pas tërmetit të fuqishëm, mblidhen në parqe e zona të hapura

23/04/2025 12:36

Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.

Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.

Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

 

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta