Kreu i opozitës Sali Berisha ishte këtë mëngjes në një takim me gra e vajza në Tiranë.

Berisha u ndal te programi i PD, teksa tha se Edi Rama ia ka kopjuar atë.

“Rama kthehet kopjon programin, një ditë të bukur tha do bëj pensionin 200 euro, por ne kishim dorëzuar ligjin një vit e gjysmë para, ai e spostoi në 2030. Tani kalon te pjesa tjetër e programit, falja e gjobave. Ne kemi premtuar falje gjobash nga para 11 majit deri në 1992, çdo gjobë, çdo kamatë zerohet për çdo gjë.

Duam t’i çlirojmë qytetarët nga makthet e viteve. Ne i kemi falur kamatat këta i kanë rikthyer. Do falim dhe gjobat e biznesit të vogël.  Fushata e tij është pa frutë, pa asgjë, fushatë me të cilën kërkon si të kalojë nga një ditë në tjetrën me skandale të mëdha”, tha Berisha mes të tjerash.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta