“Jo gjyq publik për nënën”/ Rasti i tre fëmijëve në Durrës, psikologët: Duhet ndihmë reale, jo vetëm 2 muaj
13/01 21:42
Erion Veliaj ka postuar një foto të duarve të mbesës së tij të porsalindur, vajza e vëllait të tij.
Në një postim në Facebook, nga burgu Veliaj shkruan se pas 72 ditëve “pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq”, sot familjarët e tij patën mundësinë të ngjisnin copat e thyera të zemrës.
“Mirë se erdhe në botë mbeska ime Avril! Xhaxhi Eri është kapluar që tani nga dashuria për ty.
Jam kaq i lumtur për Anën e Arbin, gjyshërit Lida e Kastriot, Ajolën dhe Kain që mezi e ka pritur kushërirën e vogël, por sidomos për nëna Shqipen, që pas 72 ditëve pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq, sot pati mundësinë të ngjiste copat e thyera të zemrës së saj të bukur.
Të duam shumë Avi!”, shkruan Veliaj.
Top Channel