Sondazhi i parë për 11 Majin, Top Channel publikon sot në orën 21:00 rezultatet e sondazhistit amerikan të Trump John McLaughlin

21/04/2025 18:46

20 ditë larg datës së zgjedhjeve parlamentare, Top Channel publikon sonte në mbrëmje të dhënat e para të sondazhit McLaughlin.

Perceptimi i shqiptarëve në prag të 11 majit do të zbërthehet në orën 21:00 në Top Story me Grida Dumën dhe analistët e ftuar, ndërsa zëri kryesor do të jetë ai i John McLaughlin. Sondazhisti i njohur amerikan, i cili ishte edhe sondazhisti e strategu zyrtar elektoral i Presidentit Donald Trump, për zgjedhjet në SHBA do të prezantojë të dhënat zyrtare për pëlqyshmërinë e liderëve politikë në Shqipëri, orientimin e votës, pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime dhe preferencën e tyre për kryeministrin e ardhshëm.

Çfarë diferencë ka mes Edi Ramës dhe Sali Berishës? Kush është më i kuotuari nga liderët e rinj politik? Si ka ndryshuar preferenca për qytetarët nga zgjedhjet e 2021 deri sot?

Ky bashkëpunim i nivelit të lartë mes Top Channel dhe sondazhistit që parashikoi rezultatin e Donald Trump në presidencialet e SHBA, garanton një standard të ri dhe të besueshëm në llogaritjen e tendencave elektorale si dhe në analizën e opinionit publik. Për herë të parë në Shqipëri angazhohet një ekspert i këtij kalibri ndërkombëtar për mbulimin zgjedhor me transparencë të plotë dhe të saktë; i cili ka marr dhe vlerësimet maksimale të presidentit Trump.

Mos humbisni sondazhin e  McLaughlin që do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel, sonte ora 21 shpallen rezultatet e tij të para për Shqipërinë në Top Story.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta