Rama takim me vajzat dhe gratë e Durrësit: Në 2027 mbyllim negociatat me BE! Kemi mundësi të përmbushim amanetin…

21/04/2025 17:53

Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut Durrës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal te 11 maji dhe te negociatat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Rama kërkoi votën, duke premtuar se në në vitin 2027 do të mbyllen negociatat me BE.

Sot dua të përqendrohem tek diçka më e madhe se Durrësi. Kjo diçka e madhe është 11 maji, ne kemi qenë së bashku në shumë zgjedhje tani. Këto janë të radhës, por në një kuptim nuk janë zgjedhje të radhës. Këto zgjedhje, ne shqiptarët, jo ne socialistët, ne shqiptarët do të bëjmë një takim me historinë tonë, sepse fati ynë e ka dashur që ne të gjendemi në vendin dhe kohën e duhur në raport me historinë, me fatin evropian të shqiptarëve.

Skënderbeu na përcaktoi ne nipërve drejtimin dhe pastaj me radhë atë drejtim e kthyen në amanet. Ne kemi mundësinë që ta përmbushim amanetin për një arsye, sepse befasisht është përputhur fati ynë evropian, vendosmëria jonë për të hyrë në familjen e BE, me dëshirën dhe vullnetin e tyre. BE është një familje e madhe e pasur që funksion kështu. Nuk e mban derën hapur në çdo moment dhe nuk e hap derën se ke nevojës, por e hap derën kur ti je gati të hysh në shtëpi dhe ata që janë brenda të fusin në shtëpi. Tre herë në tre mandate na ka thënë ‘do shkojmë në BE. Tani duhet mandati i katërt për të na çuar në BE’. Sipas tyre kjo është docka për turp, se përderisa nuk e bëmë për 3 mandate, nuk e meritojmë të katërtin. Si shpjegohet që Mali i Zi i ka hapur negociatat para se në të vinim në qeveri dhe nuk është futur ende, edhe rasti i Serbisë, Maqedonisë së Veriut, si shpjegohen? Ne i hapëm negociatat vjet dhe BE na ka vënë para një plan dhe na ka thënë ‘biem dakord që deri në 2027 i mbyllim negociatat’?”, shprehet Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta