“Kryeministër në kohë të vështirë, por…”, Rama kërkon Kavajën në 11 Maj: Kemi sjellë Pandeli Majkon këtu, qytetin do ta rikthejmë në drejtimin e duhur

21/04/2025 10:17

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paraditen e kësaj të hënë, është ndalur në Kavajë për një takim me mbështetëset e tij, gratë dhe vajzat e këtij qyteti.

Ai e nisi fjalën e tij duke kujtuar kohën kur në PS ishin 12 gra në total në PS, ndërsa sot janë 40%. Rama tha se nga rreth 100 mijë anëtarë të regjistruar të PS, 38 mijë janë gra.

“As duhet të kënaqemi, as nuk duhet të ndalemi këtu, deri kur në PS të bëhen 50 mijë gra e vajza”, u shpreh ai teksa kërkonte mbështetjen e tyre në 11 maj.

Rama tha se PS është angazhuar shumë seriozisht që Kavajën ta rikthejë në drejtimin e duhur, duke thënë se në këtë zonë kanë zgjedhur dhe një nga figurat më të vjetra dhe me eksperiencë të PS, Pandeli Majko.

“Me sa respekt e dëshirë jemi investuar këtu që Kavajën ta rikthejmë në drejtimin e duhur sepse është ndarë veç, ne kemi sjellë këtu edhe kryeministrin e Priste Socialiste, kryeministër në kohë të vështira në moshë të re, edhe pse gjithmonë ka qenë i thinjur, por sot është këtu për të thënë ne nëpërmjet Pandit që duam shumë seriozisht të investojmë shumë kreditë tona politike për Kavajën, e Rrogozhinën padyshim”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta