Berisha në SPAK, zbulon shënimin që la për Ramën: Kryeministri merr përditë mesazhe nga qelia prej…

21/04/2025 09:47

Teksa ishte në SPAK për të zbaturar masën ‘detyrim paraqitje’, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se la një shënim për kryeprokurorin Altin Dumani.

Berisha tha se Edi Ramën nuk ‘do e shpëtojë asgjë nga afera McGonigal’ dhe tha se ky i fundit i dërgon letra nga burgu kryeministrit.

“Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Krim ndërkombëtar! Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.

Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë”-tha Berisha para SPAK.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta