Të krishterët festojnë Pashkët! Besimtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit në kishat e Shqipërisë

20/04/2025 19:29

Besimtarët e krishterë festuan këtë të diel Festën e Pashkëve, më e rëndësishmja e besimit të Krishterë pasi simbolizon ringjalljen e Krishtit, triumfin e jetës ndaj vdekjes, dhe rikthimin e shpresës.

Pasi kane kryer ritualet fetare besimtaret janë mbledhur pranë tryezës ku në tavolinë nuk mungon mishi i qengjit, vera dhe vezët e kuqe që simbolizojnë gjakun e Krishtit.

Drita e Pashkës është ndezur në mesnatën e së shtunës dhe ne te dy katedralet pasi është mbajtur mesha besimtarët kanë ndezur qirinj për të marrë dritë nga drita e Krishtit për ta dërgua atë në shtëpitë tyre.

Festa e pashkës këtë vit është festuar ne te njëjtën ditë si për besimtarët katolike dhe ortodoksë, Pashka festohet të dielën e parë pas hënës së plotë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta