“Po t’ju ikin burrat, s’ka më sherre e bixhoz”, Rama batuta gjatë takimit me gratë në Korçë: E imagjinoni po të ikni ju…

20/04/2025 02:31

Nga takimi me gratë në Korçë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat.

“Mbështetja e grave duhet shtuar. Bëhet puna më mirë. Parafytyroni sikur ju të ikni një muaj nga Korça, mbyllini telefonat dhe lërini ata këtu.

E imagjinoni kur të ktheheni ça do gjeni? Njerëz me lesh deri këtu duke ardhur vërdallë nëpër Korçë. Po sikur të ikin ata e të rrini ju çfarë ndodh?

Ua them unë, nuk ka më asnjë të dehur në asnjë orë të natës në Korçë. Nuk dëgjon për asnjë sherr në Korçë, asgjë more fare. Të gjitha të mirat ndodhin. Nuk humbet më asnjë qindarkë në bixhoz”-tha Rama.

Top Channel