
Rritja e tarifave për shërbimet ligjore ka sjellë një rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë juridike falas në qytetin e Gjirokastrës.
Gjatë vitit të kaluar, Qendra e Ndihmës Juridike Parësore ka trajtuar 362 raste, ku qytetarët kanë përfituar shërbime ligjore pa pagesë.
Përfitues janë kryesisht individë me vështirësi ekonomike që përballen me mosmarrëveshje familjare, çështje pronësie, kontrata apo konflikte të tjera civile që mund të zgjidhen edhe jashtë gjykatës, përmes dialogut dhe ndërmjetësimit.
Julja Veizi, specialiste në këtë qendër, shpjegon se shërbimi ligjor ofrohet për kategori të caktuara të mbrojtura me ligj, si viktimat e dhunës, të miturit në konflikt me ligjin, personat me aftësi të kufizuar apo ata që ndodhen në qendra rehabilitimi.
Top Channel