
Pashkët, festa e shpresës dhe ringjalljes, u kremtuan në mesnate nga besimtarët katolikë në Lezhë.
Në katedralen e “Shën Nikollit”, qindra qytetarë morën pjesë në meshën e shenjtë, duke mbajtur në duar qirinj të ndezur – simbol i dritës hyjnore dhe fitores ndaj errësirës.
Ceremonia kulmoi në mesnatë dhe u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, monsinjor Otavio Vitale. Në predikimin e tij, ai theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj nate, duke e përshkruar si momentin ku besimi triumfon mbi mëkatin dhe korrupsionin e botës.
Pas përfundimit të meshës, besimtarët u larguan nga katedralja duke mbajtur me vete dritën e shpresës dhe urimin e lashtë: “Krishti u ringjall”.
Pashkët përkujtojnë momentin themelor të besimit të krishterë – ringjalljen e Jezusit – dhe mbeten festa më e rëndësishme për besimtarët katolikë.
Top Channel