Berisha takohet me Kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha

20/04/2025 15:03

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me Kryepeshkopin Joan pas vizitës në Kishën Ortodokse.

Berisha: Punën e madhe të çmuar që bëni në vazhdim të veprës së pavdekshme të Imzot Janullatos, i cili punoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ngriti nga rrënojat.

Historia e Krishtit Mbret, është ripërsëritur në Shqipëri, sepse edhe këtu u mendua që ta rrafshonin fenë dhe besimin fetar, por ju u ngritët nga hiri, e ngritët dhe sot është perfomancë të shkëlqyer, me një mbështetje të gjerë të besimtarëve, me të gjitha institucionet.

Në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë.

Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët.

Më pas ai dha edhe një deklaratë jashtë kishës.

 Berisha: U përpoqën ta fshijnë dhe opozitën, por u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare

Urimet më të përzemërta, nderimin më të madh Fortlumturisë së Tij, Joani dhe të gjithë klerit ortodoks shqiptar, të gjithë besimtarëve ortodoks të Shqipërisë, këtë ditë ringjallje.

Ringjallja, në një farë mënyre, të duket se ka një djep edhe në Shqipëri.

Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor.

Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë.

Një ndihmë të pazëvendësueshme.

Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes.

Pra, është dëshmi e pavdekësisë.

Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare.

U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare.

Top Channel