
Festohen Pashkët në Berat. Besimtarët ortodoksë pritën në mesnatë Ringjalljen e Krishtit dhe uruan për paqe e begati në çdo familje shqiptare.
Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”, e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për jetën.
Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” Imzot Asti, i shoqëruar nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia.
Ceremonia e shenjtë e pashkëve u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë për më shumë paqe e shëndet.
Mesha e ringjalljes së Krishtit u shoqërua me lutjet sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.
Më pas, besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj, dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.
Mesnata, që shënoi edhe ringjalljes e Krishtit, kulmoi në sheshin qendror të qytetit, jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”, ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar.
Besimtarët ortodoksë beratas uruan të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë për më shumë paqe, begati e mirësi në çdo familje shqiptare.
Top Channel