
Injeksion falas për të shpëtuar sytë/ Pacientët me diabet të prekur nga retinopatia përfitojnë trajtimin që i mbron nga verbimi
09/09 19:56
Vezë të kuqe, bukë me qiqra, mishi i qengjit dhe tradita të tjera të bukura pashke të cilat Kostandina Çaroshi i kujton me nostalgji nga koha kur ishte vajzë e re e jetonte në Korçë.
Sot edhe pse 87 vjeçe, me gjunjët që nuk i binden plotësisht, nënë Kostandina vazhdon ruan traditat e Pashkës edhe pse Elbasani nuk i jep atmosferën që dikur i jepte Korça.
Edhe në kohën kur feja u ndalua familja ortodokse nuk reshti së nderuari traditat e saj.
Edhe pse jeton vetëm, në shtëpinë e 87 vjeçares ndihet aroma e qiriut të ndezur për pashkë ndërsa ikonat e vezët e kuqe zbukurojnë tryezën.
Top Channel