
Dy ditë pas atentatit me katër të plagosur në Lundër, është gjetur automjeti që përdorën autorët.
‘Shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve’-njofton policia.
Katër persona mbetën të plagosur, Arens Stafa 34 vjeç, Kian Mullaj 19 vjeç dhe dy të mitur të moshave 11 dhe 17 vjeç. Aya ishin kthyer nga Durrësi me një automjet tip G class ku janë zënë në pritë në një zonë të pandriçuar në Lundër. Dyshohet se atentatorët kanë qenë të fshehur dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit. Autorët kanë nisur të qëllojnë në rrethrrotullimin e Shkozës dhe më pas për t’ju shmangur drejtuesi Arens Stafa u largua në drejtim të Lundrës, ku është përplasur me një mur rrethues të një banese.
Top Channel