Kamioni me ushqime me dokumente te falsifikuara kaloi në Kapshticë! Vihet nën hetim Drejtori i Hetimit Doganor, dy specialistë dhe tre doganierë

19/04/2025 08:47
Foto ilustruese

Tre doganierë u vunë nën hetim për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se lejuan kalimin e një kamioni me ushqime, që ishte me dokumente të falsifikuara në doganën e Kapshticës.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se në 15 prill nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, njofton policia.
Po ashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj Drejtorit të Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistëve për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, në 15 prill, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, por  nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta