“Shqipëria sa më shpejt në BE”, turistët francezë i përsërisin sloganin e Ramës, Berisha: Po, por duke plotësuar kriteret

18/04/2025 15:50

Gjatë takimit me bizneset e vogla në Krujë, kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një bisedë me dy turistë francezë, të cilët u shprehën se Shqipëria duhet të futet sa më parë në Bashkimin Europian.

Berisha tha se Është dakord por duhet plotësuar të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme për këtë proces.

Biseda:

Francezi: Ne jemi këtu, ky është udhëtimi ynë i trete në Shqipëri

Berisha: Në rregull

Francezi: Është një vend shumë i bukur. Ne e duam shumë Shqipërinë. Ajo që dua të them është se duam që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. A jeni dakord

Berisha: Jam absolutisht dakord. Ne do bëjmë gjithçka që ky vend të ecë me dinjitet drejt Bashkimit Europian duke përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e nevojshme për këtë proces dinjitoz.

Francezi: Ne besojmë se turizmi është një mundësi e madhe për Shqipërinë.

Berisha: Po, është mundësi e jashtëzakonshme por Shqipëria nga ana tjetër ka një potencial të jashtëzakonshëm për të prodhuar gjithçka. Është një vend shumë i pasur në çdo aspekt, rezerva minerale globale, ka naftë. Shqipëria ka një tokë shumë pjellore, plot ujë ndaj ‘Made in Albania’ është motoja jonë për të prodhuar, prodhuar, prodhuar.

Francezi: Keni në plan të përmirësoni infrastrukturën rrugore në vend? Ne zbuluam se kishte ende shumë për të bërë në këtë nivel.

Berisha: Absolutisht. Do të rinovojmë të gjithë infrastrukturën.

Top Channel