Një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i vdekur në Komisariatin e Hanias mëngjesin e sotëm.

Siç thuhet në njoftimin përkatës, në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Hania është lokalizuar nga qendra e policisë një i burgosur i huaj, i cili ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, ndërsa punonjësi i policisë i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Në të njëjtën kohë është njoftuar edhe ambulanca e EKAB. “Pasi mbërriti, pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur, ai vdiq”.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 33-vjeçarin nga Shqipëria, i cili u arrestua të martën mw 15 prill, për shkelje të ligjit për drogën dhe vijoi ndalimi i tij për dëbim administrativ.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta