Drejtuesi humb kontrollin, bie në lumë zetori në Korçë! 48-vjeçari dërgohet në spital
18/04/2025 14:40
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Voskop të Korçës.
48-vjeçari S. D., duke drejtuar një mjet buqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti
Top Channel