
Edhe këtë të premte nuk u realizua shpallja e vendimit në gjyqin paraprake me 8 të akuzuar të dosjes ‘Partizani’.
Megjithatë avokatë dhe prokurorë thanë fjalën e tyre të fundit para gjyqtares paraprake duke insistuar më së shumti papërdorshmërinë e akteskpertimeve të kryera nga BKH dhe jo nga ekspertë të licencuar. Prokurorët e partizanit kundërshtuan duke deklaruar vlefshmëri në çdo veprim hetimor
Edhe të pandehurit e tjerë përmes avokatëve kërkuan pushim të çështjes, pafajësi dhe shpalljen e pavlefshme të akteve ndërkohë që seanca u shty për në datën 23 prill për të dëgjuar avokatin e shoqërisë Homeplan.
Vetëm shoqëria Kontakt kërkoi veçim nga të tjerët, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Në dosjen Partizani gjenden si të akuzuar kryesor ish kryeministri Berisha, dhëndëri i tij dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Në 33 fashikuj hetimorë prokuroria e posaçme shpjegon si u miratuan akte nënligjore për ‘sport club Partizanin’ që u zëvendësua me ndërtimin e 16 pallateve.
Top Channel