
Pesë persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe kërcënuar dy punonjës të bashkisë Kavajë për shkak të detyrës.
Sipas asaj që raportohet, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, pasi e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës;
E. S., 43 vjeç dhe T. S., 46 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Ç., 52 vjeç, punonjës i bashkisë Kavajë, se dje, në ambientet e një subjekti privat, këta dy shtetas e kanë goditur me grushte dhe me shkelma, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel