Berisha nga Kamza: Rama ka legalizuar sarajet e Surrelit në kundërshtim me ligjin, ndërsa ju…

18/04/2025 20:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa prezantoi kandidatët e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati u ndal tek problemet me legalizimet e shtëpive për qytetarët, ku tha se “Rama ka legalizuar sarajet e Surrelit në kundërshtim me ligjin”.

Ajo ç’ka ra në sy gjatë këtij takimi ishte fakti që Berisha kishte vendosur kapele si presidenti amerikan Donald Trump, me numrin 1.

Këta janë shndërruar në një grup që nga mëngjesi gjer në darkë ndajnë pasuritë me veten e tyre, me familjarët e tyre. Merrni Edi Ramën, sa ka prej jush pa u legalizuar. A e dini ju se ka ndërtuar shtëpinë në tokë të ndaluar, në kundërshtim me ligjin? Ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin.

A e dini ju se në qoftë ti ke ndërtuar shtëpinë duke të shkuar djersa çurg, duke punuar me duart e tua, zotëria e tij ka ndërtuar sarajet dyfishin e themeleve në gjatësi në krahasim me vilën e Enver Hoxhës. Por në dallim, Enver Hoxha, diktatori më gjakësor, vilën nuk e regjistroi as në emër të tij, as të fëmijëve të tij. Kurse ky e ka në emër të vet.
Enver Hoxha e kishte oborrin 2 mijë metra, 8300 metra e ka sulltani i Surrelit. Po ku i gjeti këto para ky? Ky që thotë, meqenëse jam dy metra i gjatë, nuk mund të vjedh. Po jo mo, ky ka dorën më të zezë, më të gjatë të vjedhjeve në historinë e Shqipërisë. Po si mundet këto ministre, që duhet të jenë shembulli etik i thjeshtësisë, i shërbëtores së qytetarëve, të kapardisen si sulltanesha me xhingla mingla që kushtojnë dhjetëra mijëra euro? Nga i gjejnë këto? Me rrogën e vet, absolutisht këto nuk blihen. Pra, këta vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin.”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta