
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës në Tiranë, ku si pasojë e një atentati kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Katër personat e plagosur, Arens Stafa 34 vjeç, Kian Mullaj 19 vjeç dhe dy të mitur të moshave 11 dhe 17 vjeç ishin kthyer nga Durrësi me një automjet tip G class ku janë zënë në pritë në një zonë të pandriçuar në Lundër.
Dyshohet se atentatorët kanë qenë të fshehur dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit.
Autorët kanë nisur të qëllojnë në rrethrrotullimin e Shkozës dhe më pas për t’ju shmangur drejtuesi Arens Stafa u largua në drejtim të Lundrës, ku është përplasur me një mur rrethues të një banese.
Menjëherë ata janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku plagë më të rënda kanë marrë dy të miturit.
Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë për autorët të cilët mendohet se kanë qenë tre persona.
Top Channel