Media italiane publikon emrat, ja kush janë 24 personat që dyshohet se janë pjesë e grupit shqiptar që trafikoi 1300 kg kokainë drejt Italisë Ajola Xoxa është paraqitur në SPAK këtë të premte për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
Ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj është në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.
Ndërkohë Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare dhe telefonit të saj.
Apeli rrëzoi vendimin e Xoxës që kërkoi heqjen e sekuestrues, ndërkohë që ndaj saj vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
Top Channel