Trump optimist për marrëveshjet tregtare me disa vende të botës, presidenti i SHBA-së: Edhe Kina është gati

17/04/2025 17:31

Presidenti amerikan, Donald Trump projektoi sot optimizëm për bisedimet e tij të fundit dhe të ardhshme tregtare me disa vende, duke përfshirë Meksikën dhe Japoninë, dhe deklaroi se Kina është ndër ata që duan të takohen me administratën e tij.

“Pata një telefonatë shumë produktive me Presidentin e Meksikës dje. Po kështu, u takova me përfaqësuesit e tregtisë japoneze të nivelit më të lartë. Ishte një takim shumë produktiv. Çdo komb, përfshirë Kinën, dëshiron të takohet! Sot, Italia!”, shkroi Trump në Truth Social.

Siç raportoi të mërkurën CNN, Kina është e hapur për negociata tregtare me Shtetet e Bashkuara, por çdo bisedë duhet të bazohet në “respekt”, “konsistencë dhe reciprocitet” më të madh nga administrata Trump, sipas një personi të njohur me qeverinë kineze.

Meksika dhe Kanadaja u përjashtuan nga tarifat reciproke, të cilat Trump përfundimisht i ndërpreu, teksa negocion marrëveshje tregtare të përshtatura me vendet.

Megjithatë, të dy kombet janë ende subjekt i tarifave 25% jashtë marrëveshjes tregtare SHBA-Meksikë.

 

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta