Shtyhet gjyqi i dosjes ‘Sterilizimi’! Beqaj i pranishëm, gjykata gjobit avokatin e ish-ministrit
17/04/2025 12:31
Shtyhet procesi ndaj nëntë të pandehurve të dosjes së sterilizimit ku midis tyre është i pandehur edhe Ilir Beqaj, ish ministri i shëndetësisë.
Ish funksionari siç raporton Anila Hoxha është i pranishëm por ndërkohë avokati i tij përmes postës elektronike i ka kërkuar gjykatës shtyrje të procesit.
Avokati Ermal Yzeiraj ka njoftuar gjykatën se është në një proces tjetër dhe e ka të pamundur të jetë i pranishëm në gjyqin e sterilizimit.
Beqaj tha se do përpiqet të gjejë edhe një avokat të dytë që gjykimi të mos shtyhet më në vazhdim.
Gjykata vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 30 mijë lekësh për mungesën e tij avokatin e ish ministrit.
Top Channel