Për Pashkë në atdhe! Fluks i emigrantëve nga Greqia, shtohen sportelet në Kapshticë
					 17/04/2025 22:44					
				
				
								
			Qindra emigrantë janë nisur drejt Shqipërisë për të festuar Pashkën, duke përfituar edhe nga ditët e pushimit.
Autoritetet kanë përgatitur një plan masash për të menaxhuar fluksin e shtuar, pasi pritet që mbrëmja e sotme dhe dita e nesërme të shënojnë pikun e kalimeve në doganën e Kapshticës. Për të shmangur vonesat është shtuar numri i sporteleve.
Top Channel