Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, shkarkohet nga detyra mësuesi i shkollës në Rrajcë
17/04/2025 13:32
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.
Pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.
Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.
Sipas informacioneve, 55-vjeçari pasi është denoncuar nga drejtori i shkollës, ka tentuar të arratisej dhe është arrestuar në Rinas.
Top Channel