Mes një atmosfere me komplimente, Meloni dhe Trump takohen në Uashington! Kryeministrja italiane i bën një ftesë Presidentit të SHBA

17/04/2025 18:27

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni takohet në Uashington me presidentin amerikan Donald Trump.

“Sfida që ne zgjedhim, ishim ndër të parët që e përmendëm dhe dje presidentja Von der Leyen e përsëriti,  është mundësia e uljes së tarifave të tregtisë reciproke për produktet industriale në zero, me formulën, saktësisht “zero mbi zero”, tha kryeministrja italiane përpara takimit.

Meloni i bëri edhe një ftesë presidentit amerikan për të vizituar Italinë.

Ndërkohë Trump tha se Meloni i pëlqen “shumë”.

“Unë mendoj se ajo është një kryeministre e madhe. Unë mendoj se ajo po bën një punë fantastike,” thotë ai, duke shtuar se e njeh atë “që në fillimet e saj”.

“Ajo është një nga udhëheqëset e vërtetë të botës,” thotë ai.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta