“Falë bashkëpunimit me Mira Muratin, negociatat me BE po bëhen me AI”, Rama: Kroacisë i janë dashur 7 vite

17/04/2025 10:57

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”.

Ai tha se falë bashkëpunimit me shqiptaren Mira Murati, negociatat me Bashkimin Evropian po bëhen me Inteligjencë Artificiale.

Rama: 49 milionë shërbime nga viti 2020. 620 milionë euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim, vetëm nga asgjësimi i radhave, kursimi i kohës. 1 miliardë kilometra rrugëtim vajtje ardhje njerëzish për të marrë dokumentet, 25 mijë xhiro rreth tokës. Një ndër krijuesit e Open Ai dhe Chat GDP të ishte një shqiptare me të cilën jemi lidhur qysh në javën e parë sapo doli Chat GDP dhe sot falë bashkëpunimit me Mirën dhe vetë punës së AKSH-it negociatat me BE bëhen me AI, është vendi i parë, transferimi i gjithë trupit ligjor që është mbi çerek milioni faqesh kryhet me shpejtësi marramendëse, Kroacisë që ka shkëlqyer me integrimin evropian i janë dashur 7 vite, ne do ta mbyllim të gjithë procesin brenda afatit që kemi dakordësuar në 2027.

Top Channel