E PLOTË/ Kritikat për çeljen e fushatës me këngë e valle, Rama përplaset me qytetarin: Nuk jam aq modern sa Albana Vokshi, jeni për revistën Vogue

17/04/2025 13:33

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për organizimin e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Ai ka ironizuar deputeten e PD-së, duke thënë se nuk është aq modern sa Albana Vokshi.

“Cila ishte tallavaja aty te takimi i madh që bëmë te sheshi Skënderbej, këngët e bukura shqiptare? Nuk jam aq modern sa Albani Vokshi. Dukeni që në portet për revistën Vogue. Nuk jam unë. Unë këto kam, këngët popullore më të bukura. Ndonjë këngë italiane, ndonjë të dalë nga moda të kohërave të arta, këto kam unë”, tha Rama.

Komunikimi i plotë i Ramës:

Rama: Jemi në hyrje drejt 100 metrave të fundit kur i thonë, drejt finishit.

Kemi pasur një moment shumë të bukur, shumë frymëzues, shumë emocional dje në sheshin Skëndërbej me shumë fëmijë. Fëmijët e  rrjetit të ri të ngritur në shkolla të quajtar “Art dhe zeje” të cilët do të marrin pjesë ndërtimin e Shtëpisë së Europës.

Shtëpia e Europës do të ndërtohet tek kopshti i Skënderbeut, pra te ajo hapësira e gjelbër nën momunentin e Skënderbeut ku do të mikpresim të gjithë udhëheqësit e kontinentit tonë demokratik nga Londra, në Ankara, nga Stokholmi dhe Oslo, në Athinë, nga Berna e Zvicrës në Baku dhe Jerevan, Azerbajxhan, Armeni pa diskutim nga Kievi dhe Chisinau në Madrid dhe Lisbon, pra të gjithë.

Plus Sekretarin e përgjithshëm të Natos, Presidentin e Këshillit Europian, Kryetaren, Presidenten e Komisionit Europian.

Patjetër edhe drejtuesit, presidentët e bankave zhvillimore të Europës, presidentet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët do të jenë të tërë në Tiranë në 16 maj.

Tirana do të jetë epiqendra e politikës europiane, edhe njëherë tjetër, deri në një moment historik për Europën, kur janë shumë tema, të cilat janë ndërthurur në tryezën e vendimmarrjes dhe ku Europa duhet t’i japi përgjigje disa pyetjeve me shumë rëndësi, lidhur me sigurinë, lidhur me rritjen ekonomike, lidhur me luftën kundër pabarazisë dhe lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Dhe të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati multilateral edhe Kancelari i ri Gjermanisë dhe Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës.

Në ndërkohë që, pa diskutim nga njëra anë, ky do të jetë një promovim fantastik tjetër i Shqipërisë si destinacion, do të jetë një tjetër moment i rritjes së kuotave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, i forcimit të imazhit të Shqipërisë, i fuqizimit të mëtejshëm të dinjitetit të flamurit tonë kombëtar. Por, patjetër do të jetë edhe një moment promovimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë turistike, sepse ato ditë Shqipëria do të jetë përsëri në ekranet e gjithë botës.

Pasi një javë më parë, në 8, 9, 10 apo 9, 10 dhe 11 maj, Shqipëria do të jetë në ekranet në 200 e kusur ekrane në mbarë botën për xhiron e famshme të Italisë. Pra, edhe në aspektin e Shqipërisë turistike, jemi shumë krenarë që kemi këtë mundësi të dyfishtë, promovim i dyfishtë i Shqipërisë në sport dhe në politikë.

Por çfarë është më e rëndësishme, është që të kuptojmë të gjithë që kjo Shqipëri duhet të hyjë BE. Që kjo Shqipëri për të materializuar shumëçka që mbetet për të materializuar që të mbyllim përfundimisht hendekun e krijuar në shekujt me Europën duhet të jetë anëtare e Bashkimit Europian, kjo është e sigurt.

Dhe jam shumë optimist, shoh që në këto 100 metra drejt finishit ose nëse e quajmë, një ditë, një metër, në 27 metra të fundit drejt finishit në këtë sprint final po rritet adrenalina, edhe po rritet edhe energjia e përgjithshme politike. Duke filluar natyrisht nga rrathët e gravitetit politik të Partisë Socialiste, që janë tanimë flakë dhe duke u shtrirë në të gjithë territorin dhe përtej kufijve të Shqipërisë. Kështu që besoj se i kemi të gjitha arsyet për të qenë optimist.

Ndërkohë që këtu kemi sigurisht edhe koleksionin e komenteve dhe mbase edhe pyetjeve, por përgjithësisht janë komente të atyre që nuk duan të jenë optimistë, ka dhe nga këta plot sa të duash, megjithëse janë një pakicë dhe do të mbeten pakicë në 11 maj.

-“Duhet të marrësh leje njëherë për ta postuar foton, do apo nuk duan kjo familje, thotë Shqipëria ime.”

Kryeministri Edi Rama: Kjo lidhet, – kam një shënim këtu, – që kjo pyetje, ky koment lidhet me foton që unë postova të një familje nga emigracioni që ma dërgoi nga një numër i panjohur, duke më treguar zarfin e KQZ-së që kishte mbërritur në shtëpinë e tyre. Dhe natyrisht, unë i mora leje për ta postuar, patjetër, se nuk mund të postoj një foto të ardhur në telefonin tim, pavarësisht se në momentin kur ajo vjen, ata që e dërgojnë, e kanë dërguar që unë ta administroj dhe me shumë kënaqësi dërguesi, djali, bashkëshorti që është në atë foto, më tha, mund të bëni ç’të doni, mund ta përdorni si të doni, kuptove, “Shqipëria ime”.

Pra unë “z.dituria” nuk jam, por disa gjëra besoj që edhe unë i di, edhe besosh edhe ti që edhe unë e di. Ndërkohë që, ajo që ka rëndësi për këtë koment është fakti që tanimë jemi në fazën e jetësimit të një zotimi të hershëm që unë kam marrë përpara jush për të mundësuar votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve të Europës dhe të mbarë botës, që duhet të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe jetësimi po ndodh, tani me zarfat e KQZ-së po shpërndahen gjithandej. Me sa e kam parë, procedura është e thjeshtë është standarde, sigurisht duhet parë me vëmendje udhëzimi i KQZ-së sepse është mirë të kuptohen ca gjëra shumë të thjeshta.

Kini parasysh që vendoset një shënim X, po brenda kuadratit ku shkruhet numri 5 dhe vetëm aty, në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme, por politikisht e pavlefshme sepse është e hedhur në kotësinë e përgjithshme jashtë territorit të shumicës, që në ditën e sotme, në këtë moment historik duhet të jetë një  shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar me sukses anëtarësimin në BE dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë, ju, përtej fanellës së partive dhe pastaj, sipas dëshirës, edhe një preferencë të vetme në gjithë listën e emrave sipas qarqeve. Pra, ne kemi ndërtuar një sistem ku secili voton për qarkun e vet, pavarësisht se jeton jashtë. Dhe aty shënon që jemi në kushtet e …

Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes, ndihet i papërfillur në të njëjtën njësi kohe dhe vëmendje si facebook dhe ka të drejtë. Ka shumë të drejtë po nuk dua t’i shqetësoj shumë miqtë e Instagramit se janë një çikë më shumë cool-era ata dhe e kanë më ndryshe kodin e komunikimit, megjithëse tek të sharat janë më të hidhur, më të shpejtë, i bien më shkurt kur shajnë kështu qe s’ka dhe ça i komenton.

Pra me shumë kujdes udhëzimin e KQZ ndërkohë që dikush tjetër komenton se çfarë vendi jemi ne që akoma me postë të huaj, DHL, ku është posta shqiptare?

Tani, që të jemi shumë të qartë, këtë sistem e përdor çdo vend, edhe vendet më të zhvilluara e përdorin këto posta të shpejta, që janë posta globale, pra mos i ngjisni Shqipërisë disa gjëra, çdo gjë, për çdo gjë sa herët që jepet mundësia disave, flasin sikur s’kanë parë botë me sy, ndërkohë që shkruajnë nga jashtë dhe e dinë shumë mirë si funksionon bota.

Shikojnë rrugën Shëngjin-Velipojë që është tanimë e përfunduar, një aset i shtuar në pasurinë tonë kombëtare dhe një vlerë e shtuar e Shqipërisë turistike dhe thonë “rrugë e ngushtë, pa siguri”.

Dhe ajo është rrugë turistike, është rrugë panoramike, është rrugë mali.

Tani unë nuk kuptoj, ça i kërkon Shqipërisë? Nuk e kuptoj kur të gjitha rrugët turistike, panoramike, të maleve në Zvicër, në Austri dhe kudo qoftë janë me të njëjtat standarde ekzaktësisht dhe ky është standardi evropian për atë lloj rruge. Ka autostrada të kategorisë A, siç po bëjmë korridorin blu dhe korridorin e 8, ka rrugë të kategorive B, C, e kështu me radhë dhe nuk kuptoj për çfarë, ça kërkohet? Nuk e di.

Ndërkohë që, e theksoj, të gjitha rrugët që ne bëjmë ku ka financim të huaj, që do të thotë mbështetje me financë, me kredi të butë nga institucionet ndërkombëtare financiare, bankat e Evropës, nuk të lënë ata t’i bësh jashtë standardeve evropiane, a më kupton? Edhe po të duash t’i bësh jashtë standardeve, nuk të lënë ata. E kuptoni këtë gjë? Pra janë plotësisht me standarde evropiane rrugët që ne ndërtojmë.

O Tonin- më thotë mua ky Tonin- po ne jemi emigrantë në Evropë , harrove që e ke shpopulluar Shqipërinë qysh se erdhe në pushtet?

Kryeministri Edi Rama: Po pra, në fakt kjo idiotësi është si puna e asaj shprehjes ‘’shpif e shpif se diçka do mbetet’’, edhe ju ka mbetur në gojë tani të gjithë atyre që ua ka stampuar bufi i kënetës, me të gjithë kukumjaçkat, edhe kua-kua-kuatë e kënetës që unë shpopullova Shqipërinë dhe flasin sikur lëvizja e shqiptarëve dhe largimi i tyre drejt Evropës apo vendeve të tjera filloi kur erdha unë në qeveri, ndërkohë që po të shikosh të gjithë trajektoren e lëvizjes së shqiptarëve, është shumë e qarte se si ka ndodhur , kur ka ndodhur, si është zhvilluar, ça dinamikash ka pasur, kur ka pasur ngritje, kur ka pasur atë mesataren e vet të palëvizsshme.

Tani, nuk e kuptoj fare, 97, 98, 2011, unë isha në detyrë kur ka pasur ikje shumë më masive, ça janë këto muhabete. E para,

E dyta, ju emigrantët, ti Zamir, jeni në Evropë meqë thua kështu, por jo të gjithë shqiptarët e Evropës kanë mundësinë e qytetarisë evropiane, pra pasaportën e vendit ku janë.

Ka një pjesë që janë fatmirësisht edhe qofshin gjithmonë të bekuar e të respektuar, sepse falë punës dhe mundit të tyre të jashtëzakonshëm, janë qytetarë me pasaportë të atij vendi ku jetojnë, po një pjesë e madhe nuk e kanë. Nuk e kanë dhe do ta marrin përmes Shqipërisë se duhet kuptuar kjo gjë, Zamir, duhet kuptuar. Nuk bëhet fjalë për një dokument tjetër udhëtimi, pra pasaporta shqiptare që ne kemi, është një dokument udhëtimi, ndërsa pasaporta për të cilën flas unë unë, e Shqipërisë anëtare e BE, pasaporta në kopertinën e së cilës shkruhet “BE, Shqipëria- European Union, Albania’’ nuk është një dokument udhëtimi, është një status i ri qytetarie evropiane për çdo shqiptar. Është dokumenti që provon barazinë e plotë në liri dhe në të drejta të çdo shqiptari si çdo qytetar tjetër evropian. Ç’do të thotë kjo?

Do të thotë që me pasaportën që ne kemi aktualisht, ne udhëtojmë është e vërtetë, lëvizim, po nuk ndalojmë dot. Nuk qëndrojmë dot. Hyjmë, por duhet të dalim, apo jo dhe për këtë arsye kur shkojmë nëpër pikat hyrëse të Evropës, na vënë në një radhë tjetër, na numërojnë si delet dhe na marrin në pyetje, një e nga një. Ku po shkon? Sa lekë ke me vete? Kush të ka ftuar? A ke rezervim hoteli, ku do rrish? Pse po shkon? Sa do rrish? Dhe pastaj vjen ajo pyetja më e bukur, kur do ikësh? Ti nuk ke hyrë akoma. Dhe pasi kapërcen atë prag, ti duhet të kthehesh se nuk ndalon dot, nuk punon dot sepse nuk ke leje qëndrimi, nuk ke leje pune dhe po deshe të qëndrosh kërkon azil. Dhe prandaj numërohen shqiptarët si azilantë, ndërkohë që çekët, polakët, hungarezët, rumunët, bullgarët, grekët, italianët, lëvizin masivisht, shkojnë e vijën, rrinë. Jugu i Italisë është si Shqipëria në mënyrë të vazhdueshme ikin, ikin. Nuk i thotë njeri “ore, ça janë këta, ku po shkojnë”, sepse janë qytetarë të barabartë brenda gjithë perimetrit të Bashkimit evropian dhe mund të shkojnë, të vijnë, të lëvizin, sepse janë qytetarë të barabartë brenda gjithë perimetrit të Bashkimit Europian dhe mund të shkojnë, të vijnë, të lëvizin. Me hyrjen në Bashkimin Europian një vend bëhet I madh sa Bashkimi Europian dhe siç lëvizim sot nga Shkodra deri në Vlorë pa asnjë ekzagjerim, lëvizim nesër nga Tirana në Lisbonë, nuk na ndalon njeri, nuk na pyet njeri, mund të shkojmë tu trokasim në çdo pikë për të kërkuar punë, kemi të njëjtat të drejta, kur shkojmë për studime nuk jemi më studentë të huaj, jemi studentë europianë etj. Kuptove Zamira, se u zgjata pak?

“Ngeli harta vetëm  në jug. Turp ta ndani Shqipërinë në dysh” Elez Lala.

Ky komenton lidhur me infrastrukturën. Elez, një ndër veprat më të mëdha, më e vështira rezultoi por edhe një nga më të konsiderueshmet nga pikëpamja financiare është rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug apo shkon në veri? Si është sipas teje? Është në jug, them unë, nëse marrim edhe Kosovën dhe konsiderojmë Kosovën veri por nëse i rrimë Shqipërisë brenda hartës zyrtare sot, është në veri edhe në fakt është në zemër të veriut. Nëse kjo është harta, është këtu Dibra.

Rruga e Thethit është një jug apo është në veri Elez? Si e mendon ti? Unë them është në veri.

Rruga që shkon në Vermosh deri lart që përshkon gjithë Malësinë e Madhe është në jug apo është në veri? Unë them që është në veri.

Rruga e Lurës, sipas teje, është në jug apo është në veri? Unë them që është në veri.

Patjetër që në veri është dhe rruga e Kombit e cila u la rrugëve si të gjitha rrugët e tjera, natyrisht në një stad më të avancuar, patjetër, nuk e mohoj këtë por tek e cila edhe sot vazhdon puna.

Rruga Shëngjin-Velipojë është në jug apo është në veri? Unë them është në veri dhe të gjitha këto rrugë janë rrugë të ndërtuara nga kjo qeveri, që të gjitha, dhe me përfundimin e rrugës së Lurës preket dhe një destinacion tjetër fantastik që është në rrugë e sipër dhe nëse e ke parë planin aty ka dhe të tjera projekte në veri për infrastrukturën e veriut.

Hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë- Prishtinë shkon për në jug apo shkon për në veri?

Po rruga Thumanë- Milot- Balldren- Muriqan shkon në jug apo shkon në veri, autostradë e kategorisë A? Unë them shkon në veri, pjesë e Korridorit blu Elez, do akoma?

Se ka shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë-copë, copë-copë, më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur me demek shkonin dhe qeverisnin ata që e donin shumë veriun edhe që e përfaqësonin veriun, edhe vetë Tropoja ishte një gropë, një gropë e zezë. Sot është një destinacion turistik. Ke shkuar në Tropojë Elez? Shko në Tropojë nëse nuk ke kaluar andej, shikoje rrugën e Valbonës. Po të informoj që e ka bërë kjo qeveri, është një mrekulli e vërtetë ajo zonë. Rruga e Komanit është në jug apo është në veri? Që shpalos një tjetër pjesë të jashtëzakonshme magjepsëse të Shqipërisë. Po rruga e Dukagjinit Elez, është në jug apo është në veri? Do të vazhdoj akoma? Mund të të mbaj këtu edhe një orë tjetër, të siguroj, me segmente më të vogla por domethënëse, të gjitha janë në veriun e Shqipërisë që kështu këto dëngla me veri dhe jug mos mi tregoni mua të dashur sepse unë në gjak jam edhe nga veriu edhe nga jugu sepse kam pasur bekimin të kem një gjyshe shkodrane po shkodrane shkodrane edhe të kem një gjysh me prejardhje nga Berati por lindur e rritur denbabaden në Durrës dhe gjyshërit e tjetër nga bregu por ardhur nga Mirdita. Do akoma? Kështu që, Elez, shiko gjej ndonjë argument tjetër, të lutem, sepse nga fotografia dukesh edhe goxha burrë dhe sikur nuk të shkon të humbasësh kohën dhe fytyrën me kukumjaçkat e kënetës.

“ Si rregull të gjitha këto që premtoni para fushatës, ti dhe ai tjetri” në këtë pikë më vjen keq por më merr të keqen, “duhet të bëhen por pas fushatës këto fonde vidhen. Imagjino sa miliarda janë vjedhur tash e 30 vjet. Thjesht mendoje pak sa premtime keni veq gjoba parkimi tash 13 vjet do ishte jo Tirana por e gjithë Shqipëria lule”. Po, me aritmetikën 7×7=42. “Akoma vendosni gjoja 30-ce, duhet të jetë 300 por me 300 nuk keni si të vidhni se nuk parkon më njeri”. Luan, a e kupton se sa jo serioze është kjo për ty dhe për mua? E kupton se sa jo serioze është i gjithë ky muhabet? Çfarë domethënë kjo që veq me gjobat e Tiranës të parkimit do ishte bërë Shqipëria lule? I ke rënë ndonjëherë lapsit? I ke parë ndonjëherë sa janë? Nuk e di, nuk e di se çfarë të them por që të jemi shumë të qartë bashkë për një gjë se kjo ka rëndësi, ne jemi qeveria, jemi shumica që qeveris dhe që do vazhdojë të qeverisë dhe ne nuk bëjmë premtime elektorale, nuk kemi bërë as në 2021, as në 2017 në aspektin e punëve sepse në aspektin e punëve ne ndajmë informacion me publikun, pra cfarë do bëjmë është pjesë e planeve tona, nuk është pjesë e ëndrrave tona. Ëndrra jonë është një, Shqipëria në Bashkimin Europian. Të gjitha të tjerat janë plane dhe janë plane qeverisëse. Dakord? Kështu që, nuk janë premtimet në sensin që “Hajde ta marrim njëherë votën e pastaj shohim e bëjmë”.

“Qysh veshët si adoleshent, po mundohet me i manipulue të rinjt. Marre të qoftë”, Avdul Hajrullai.

Avdul, nga emri që më duket se është real them se je nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe qofsh me shëndet dhe qofsh gjithnjë me shëndet por tani edhe tek veshja do më futesh, Avdul?

Po çfarë po të duhet ty si vishem unë e para e punës?

E dyta e punës besoj që kjo puna e veshjes time është shumë e vjetër, nuk është sot. Nuk u rrita u bëra 60 me kostume e tani papritur po dal me pizhama në rrugë, që të manipuloj të rinjtë, si thua ti. Kam përshtypjen që je komplet gabim dhe kam përshtypjen që duhet të tërhiqesh një cik, të bësh cik mbrapa, mbrapa jo shumë afër kënetës këtu, se kjo këneta këtu ka aftësinë që të thith nga Maqedonia e Veriut ku je ti të merr të thith e të bën qesharak atje.

“Dimtri Likollari: Populli budalla besojnë mashtrimet e Ramës hajdutit, mirë tua u bëjë, do vuani sa të jeni gjallë me këta”.

Në momentin kur ke thënë është populli budalla i kë thënë të gjitha lidhur me veten jo me popullin, kështu që çfarë të të them unë, si ta shpjegoj se kush është budallai në këtë mes.

“Asnjë rrugë në Shqipëri s’është bërë më të gjitha parametrat”.

Çdo rrugë në Shqipëri Saimir, që ne kemi ndërtuar siç e thashë dhe më parë është ndërtuar me të gjithë parametrat. Pse? Edhe për një arsye plus përveç se jemi ne shumë të përkushtuar por dhe për një arsye plus, sepse një pjesë e madhe e rrugëve kombëtare, e rrugëve kryesore kanë në financim përfshirjen e institucioneve financiare europiane. Banka europiane për ndërtim dhe zhvillim, banka europiane e investimeve plus banka botërore etj. Dhe nuk të lënë, nuk të japin leket nëse ti nuk respekton standardet, kuptove?

“Rrej sa më shumë a më shumë do rrish në pushtet o fallxhori më i madh i planetit”

Po për shembull për çfarë po të rrej unë ty kot për ta ditur se e di që nuk je këtu dhe nuk flet dot por për çfarë për shembull do të rrej unë ty sa më shumë? Për çfarë? Po sytë që lavdi Zotit i ke si shqiponja pse nuk i hap një herë fort dhe të shohësh rreth e rrotull dhe të më thuash ku të duket ty Shqipëria njësoj siç ishte kur unë mora detyrën? Më trego një gjë që më thuaj këtu Shqipëria është njësoj siç ishte se më keq nuk ta pranoj fare dhe patjetër ta argumentoj pse por më thuaj këtu është njësoj siç ishte. Se po të ishte Shqipëria njësoj siç ishte nuk ishim sot para derës së hapur të BE se mirë dakord unë jam fallxhori më i madh i planetit edhe po të bëj ty magji por është gjithë ajo strukturë. Janë 1000 veta, e kupton çdo të thotë 1000 vet lodhesh ti numërosh në Bruksel në të gjitha drejtoritë sipas të gjitha fushave që merren me negociatat. 1000 nga ana jonë, 1000 nga ana e tyre. A e kupton a se kupton? Dhe ata nuk shohin atletet e mia, ata nuk dëgjojnë muhabetet e mia, ata shohin faktet, ata i referohen shifrave, ata kanë instrumente shkencore, metoda shkencore te matjes së progresit, nuk merren me portale a më kuptove? Prandaj thonë Shqipëria sot është pararoja e Ballkanit që ishim vrima e fundit e kavallit, ishim më keq se Bosnja. A me kupton?

“Mos flisni me hajnin kryesor ku gati komplet qeverinë e ka në burg”, Fadil Gashi.

Edhe Fadili nga jashtë kufijve dhe nuk është votues patjetër në Shqipëri, s’ka as të drejtë vote në Shqipëri por si vëlla shqiptar është i mirëseardhur të shajë dhe me shumë respekt i them Fadil qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord? Në procese me drejtësinë janë, kanë qenë dhe janë ish ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot në numër pa harruar që unë kam pasur 60 ministra . tani ca do me thënë kjo? Ndërkohë që unë po të them tjetrën ty, që nëse sot ka ish ministra, kryetar bashkie, personalitete ose figura po themi zyrtare etj në probleme të hapura me drejtësinë si erdhi kjo ditë ja ke bërë pyetjes vetes apo jo?

E solli Zoti këtë ditë vet pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan këtë ditë apo e solli BE me anije se Amerika dhe BE aty kanë qenë që në ’91 dhe ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë në jetën tende një ministër apo një kryetar bashkie, domethënë nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin apo qoftë dhe kriminelë të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ti ke parë gjëra krejt të kundërta me këtë. Ti ke parë për shembull qeverinë, kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë këtu poshtë dritares dhe dritaret e kësaj godine që është kryeministria. U bë në frëngji nga ku dolën pushkët e shtetit. I ke parë, qeveri që hedhin në erë zona të banuara dhe vrasin njerëz dhe plagosin njerëz dhe shkatërrojnë prina ke parë? Jo në film jo, në realitet këtu në Tiranë apo se ke pasur mendjen?

Dhe nuk iu ka hyrë gjembë në këmbë. Jo nuk iu ka hyrë gjembe në këmbë se nuk po shkoj me tutje, që ke pasur ti këtu dhe duhet të kesh parë këtu në Tiranë president që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, kanë provokuar vrasjen e 4000 njerëzve duke nxitur popullin që të shkojnë të fusin lekët në piramida por nuk po të çoj deri atje. Nuk po çoj as kur vinin me armë edhe me ato mortajat që mbahen në krahë këtu para kryeministrisë për të marrë pushtetin ca honxho bonxho  që sot duan të bëjnë Shqipërinë madhështore.

Dhe asnjëherë nuk ke parë ama një prokuror që ti thërrasë këta e ti thotë ‘que vadis domine”, deri përpara pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti Fadil se me siguri e ke dëgjuar. E ke dëgjuar para 10 vitesh, para 15 vjetësh apo para 20 vjetësh? E di ti që Altin Dumani ka qenë prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas po ti s’ia ke dëgjuar emrin. Prokuror i zoti, i përkushtuar, i ndershëm patjetër, i vendosur por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë që ti thotë hajde këtu ti si i vrave ti 4 veta? Sepse nuk e kishte shpatën, ça të thërriste, kë të thërriste. Madje, majde shefja e madhe e Altin Dumanit ishte Prokurore e Përgjithshme, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie dhe i tha: Hajdeni t’iu pyes ca ndodhi? U gjend në pozitën që të shofi kryeministrin në televizor që i thotë popullit “që ajo është një lavire”. Më përfytyron dot ti mua Fadil që të dal dhe të them kush vjen të protestoi këtu poshtë penxheres “do ta vras” dhe më përfytyron që ta vras vërtetë dhe e përfytyron ti sot që të dali të çoi letra Altin Dumani për të thirrur, për të kërkuar llogari për këtë punë dhe unë të dal në televizor e ti them popullit që ai është një lavire. I përfytyron dot ti këto? Në asnjë mënyrë janë të paimagjinueshme. Po e di pse janë të paimagjinueshme? Sepse ky që shef ti këtu bashkë me atë Partinë Socialiste që sipas teje s’duhet me i fol, e kanë sjell ditën për shqiptarë, që shqiptarët se kanë parë që nga 1912. Sepse ne kemi dorëzuar tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë. E ka ajo zonja e drejtësisë. E keni parë atë statujën e drejtësisë, e kam nxjerrë unë herë pas herë. E ka shpatën ajo në dorë, ka dhe një peshore, ka dhe sytë e mbyllur, që të mos shofi kush je hiç. Po vetëm të gjykojë ca ke bërë. Po ajo shpata ishte këtu te zyra ime, ishte e trashëguar  që nga 1912, njëri pas tjetrit, pas tjetrit. Mbretëria, diktatura, demokratura, dhe përdorej ajo shpata sipas nevojave orekseve të kësaj zyre këtu. Prandaj Shqipëria të burgosurin e fundit politik e ka në demokraci, Fatos Nanon. E njeh Fatos Nanon, Fadil? Ke dëgjuar ndonjëherë? U fut në burg me urdhër nga i pari. Sot këto janë të paimagjinueshme. Po pse janë të paimagjinueshme, sepse ajo që kam bërë unë më Partinë Socialiste është e paimagjinueshme. Hidhu përpjetë ti, bashke me të gjithë kukumjaçkat dhe insektet e kënetës nën ritmin e bufit, po e vërtetat është kjo. E vërteta është vetëm kjo. Dhe nëse sot ka një SPAK dhe nëse sot ka një Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjithë ato sulme barbare që i bërë atij dhe familjes. Kjo ndodh sepse sot ka një  drejtësi të pavarur nga pushteti pulitke, për asnjë arsye tjetër. Dhe drejtësinë  pavarur nga pushteti politik e solli në këtë vend Partia Socialiste e Shqipërisë me mua në krye. Do ti, s’do ti. Dhe nëse ne e hodhëm këtë hap, ose më saktë i hymë detit në këmbë, ti mendon që nuk e dinim, që një drejtësi e pavarur do të godiste edhe brenda nesh. Po ti i ke dëgjuar ato që kam thënë unë kur kërkoja reformën drejtësi dhe kur këtu më ishin ngujuar te çadra, Luli e kompania dhe vinte bufi herë pas here, që përkëdhelte Lulin këtu, edhe ia jepte klithmave kundër penxhereve lartë? Më ke dëgjuar kur kam thënë, duam një drejtësi që të mos shohim majtas, djathtas, ku të shohim vetëm drejt dhe të godasi majtas dhe djathtas? Po majtas, kush ishte? Stamo Dumo? Fadil, je goxha burrë. Shpresoj që të të kem ndihmuar që si burrë të mos jesh qesharak.

-“Duhet të mbarosh ato që i ke lënë, po mbaru pastaj bëj plane tjera 3D, Eridioni.”

Eridion unë të jam përgjigj njëherë ty dhe nuk kam ça shtoj, po di të them këtë, që çfarë ke parë dhe çfarë kanë parë 3D janë bërë realitet dhe jam duke bërë realitet këtë di të them unë.

“Mirë e ke bablok, ua di shijet dhe miden. Ky popull me cirk, me tallava dhe me bufin nëpër këmbë kënaqet. Po se çfarë u ke dhënë tash e 12 vite, e çfarë mbetet në fund të muajit, s’përbën problem, mjafton ti eglendisësh me bufin”.

Pash Zotin, o Dritan! Po të duket njësoj ty Shqipëria sot me atë që ishte para 12 vitesh. Po ça të duket njësoj, për shembull kot për kuriozitet? Çfarë të duket njësoj? Për shembull, do më thuash uji të duket njësoj. Po që kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin me ujë 24 orë dhe sot ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale të duket njësoj. Ça të duket tjetër njësoj? Të duket energjia njësoj, që ishte hap e gjenerator, hap e gjenerator Tiranë, se nuk po të llogaris Shkodrën e Vlorën, që zhyteshin në errësirë totale në mes të dimrit, dhe ishte gjëja më normale në botë. Dhe gatuanin me furnela me vajguri darkën. Do çfarë, ku të cekim, ku? Do të prekim dhe rrogat, meqë thua në fund muaj s’përbën problem, do t’i prekim pagat. Që ishte 370 euro paga mesatare në sektorin publik dhe sot është 1 mijë euro. Apo që ishte 320 euro, paga e përgjithshme mesatare sot është 830 euro. Ça do të bëjmë? Nuk po them që nuk ka akoma shumë për të bërë dhe prandaj jam këtu, dhe prandaj po u them që duhet mandati i katërt, me se s’bën për të vazhduar punën. Po ça po më thua ky popull? Ça të ka bërë ty ky popull? Si e gjykon ti këtë popull? Ky popull të jep ujin bisht lugës ty, mua dhe kujt të thuash ti, më të bukurit, dakord? Kush e në nënvlerëson këtë popull, nuk kupton asgjë. Dhe sa për tallavanë, është se kjo punë e tallavasë u bë i çik si shumë më qesharake. Për ça tallavaje e fjalën ti për shembull? Për ça? Cila ishte tallavaja aty tek takimi i madh që ne bëmë në sheshin Skëndërbej këngët më të bukura shqiptare.

Në fakt, unë nuk jam aq modern sa ti, Dritan, dhe sa Albana Vokshi për shembull, nuk jam, juve jeni shumë modern. Ju jeni shumë modern, dukeni që në portret që jeni për revistën Vogue. Nuk jam unë, unë ja këto kam, këngët popullore më të bukura, këngët qytetare më të bukura shqiptare, ndonjë këngë italiane, ndonjë këngë tanimë të dalë nga moda të kohërave të arta, këto kam unë më vjen keq. Por populli do të të tregoj ty në 11 maj se sa gabim je.

-Ja urdhëroj Jashar Berisha”

Kryeministri Edi Rama: Ti fakt që nga pseudonimi që ke zgjedhur, i papërshtatshëm për të hyrë në bisedë.

-“Popull dele që duron hajninë për 12 vjet.”

Kryeministri Edi Rama: Urdhëro, urdhëro ça bisede.

Me një kryeministër që s’ka program, po merret me bufa, ça pret ky popull nga kjo qeveri? 12 vjet janë tallur duke i vjedhur, duke i  përzënë shqiptarët nga vendlindja- dhe emrin është Table expozy resin.

Domethënë Shqipëria s’ka program se ne jemi qeveria e Shqipërisë dhe BE po negocion me një vend pa program? Domethënë BE nuk di fare se çfarë do bëjmë ne në çdo sektor se ne s’kemi program dhe po na thotë ‘’hajdeni në BE”. Ore, a jeni vete apo s’jeni në vete? Ore, jo program po program të detajuar në çdo sektor. Si flisni kështu? Merret me bufa- thotë. Unë s’merrem me bufa, merrem me ty dhe merrem me disa si ju këtu që bëni këto komente sepse respektoj absolutisht, respektoj të drejtën tuaj për t’ia futur kot dhe jam këtu duke humbur kohë me ju, se nuk është kohë e humbur në fund të fundit se kjo është detyra ime. Po ç’do me thënë kjo? Si mund të jetë? Si mund të flitet , si mund të flasë kështu robi 40 vjeç? Nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj dhe sa vite duan që të normalizohet e folura, mor vëlla? 40 ikën.

Ja tjetri, Enver Axhamiu; nuk ju vjen turp.

Po për çfarë të na vijë turp?

“Qeverisje pa ide, pa program,  mjerë populli me ça kemi të bëjmë. Në vend që të merreni me nevojat e popullit, merreni me budallallëqe”.

A e kupton? Enver e shoh që një pjesë e juaja preken shumë me 30 sekonda, 1 minutë, 2 minuta maksimumi, në ditë që shikoni bufin e kënetës po atë buf do ta shikoni përditë. Prekuni, nuk kam ça t’u bëj, po çdo dite keni për ta parë sepse e keni në krye dhe nuk doni ta pranoni që është një buf kënete. Nuk doni ta pranoni që ajo që shikoni ju është maska e një bufi kënete. Nuk doni ta pranoni që jeni në kënetë. Prandaj dhe reagoni kështu. Prandaj dhe nuk bëni kritika se mund të ketë 1000 gjëra për të kritikuar, patjetër, nuk jeni fare të detyruar ju, largqoftë të më pëlqeni mua ose të pëlqeni PS. Fare. Por të biesh në këtë nivel e të flasësh të tilla, është shumë rëndë situata, është efekti i bufit mbi ju.

-“Voto numrin 1, të ikë ky psiqik’’- Juventus Juve.

Po, por dhe ti, mor Brut? Dhe ti mor biancho-nero? Mor biancho-nero dhe ti me kënetën? Po na turpërove fare mo. Po a je në vete apo jo? Biancho nero me kënetën? Nuk e di domethënë. Po dhe ti me kënetën, juventin? Po si mund të jetë një juventin me kënetën?

-“Si është e mundur që po kërkoni një mandat’’..-

o Kristi, Krist Murati. Me Kristin kemi komunikim. Kristi është figurë. Bën dasma dhe bën evente në Elbasan. I shkon jeta fjollë dhe ankohet, se do më të mirën dhe ka të drejtë.

O Krist, po më thuaj njëherë, ti i bëje dot këto që bën sot kur kishe bufin në krye dhe kur Shqipëria ishte nën sipërfaqen e kënetës? S’e besoj. Nuk e besoj.

-Po kërkoni mandat të katërt- thotë Kristi, kur një nga premtimet me etike, si legalizimet nuk është realizuar për më shumë se një dekadë’’.

Po jo, mor Krist se nuk është kështu. E di sa legalizime janë bërë në një dekadë? Për kuriozitet, 270 mijë. Më shumë se  çerek milionë shtëpi, prona janë legalizuar, patjetër. Po e kupton se për ça volumi bëhet fjalë, apo s’e merr vesh? 270 mijë.  Ekzaktësisht. Prandaj duhet mandati i 4 se kush do t’i bëjë legalizimet, këneta? Këneta që mbasi i promovoi ndërtimet pa leje si mrekullinë e 8 të botës, se kështu tha bufi, e di ti si ka thënë bufi kur shkoi një herë në Bathore, apo jo? “Ju keni bërë mrekullinë e 8 të botës, keni ndërtuar të parin qytet pa leje në historinë e njerëzimit’’.

A e kupton, ti tani se për çfarë bëhet fjalë, apo jo? Po shko e pyeti pak në Bathore tani, në Kamëz; pyeti pak. Ça mendojnë ata? Kanë dalë në dritë, në kuptimin më konkret të fjalës. Ka dalë Kamza në dritë, ka dalë Bathorja në dritë. Ka shkollat më të mira në Shqipëri, kanë kopshtet e çerdhet më të mira në Shqipëri. Kanë rrugët, kanë kanalizimet, nuk i mbajnë më prindërit fëmijët në krahë për t’i çuar në shkollë, se nuk ecnin dot fëmijët, e kupton? Se humbnin nëpër gropa, o Krist. Figurë.

Krist, 5-ën. Mos  e thuaj, ti vazhdo. Ja kjo e jotja më pëlqen, oponencë, opozitë, të gjitha po 5-ën, Krist, 5-ën. Duhet të fusim Shqipërinë në BE që të bësh dhe dasma ndërkombëtare aty, jo vetëm elbasanllinjtë dhe tironcit. Të vijnë të martohen ndërkombëtarët se bëhet Evropë, pjesë e Evropës.

-Shikoj disa miq opozitarë këtu që duan të bëjnë shaka por dhe krijojnë opinione. Pyetja ironike e tyre është përse Rama nuk do të mund të marrë 71 mandate. Unë do i thoja, pse Rama do marrë më shumë se 71 mandate. Rama do ketë më shumë se 71 mandate sepse sot përballet me një opozitë të përçarë, të paqartë, të udhëhequr nga një politikan i sanksionuar ..

Ore ia hoqën ‘’non gratën’’ këtij? Kemi ndonjë informacion ju të bufit? Ia hoqën këtij ‘’non gratën’’ ,si shkoi puna e këtij? Nuk është se ndryshon ndonjë gjë se bufi buf mbetet po sikur nuk i ka kanë hequr më duket. Shiko, mik im Përparim, ne do marrim më shumë mandate se ç’kemi. Se sa do marrim, do ta them me shkrim në Kuç atje tek vendi, ku lë unë një shkrim që pastaj i vënë ata në kornizë, po më duhet dhe pak kohë që pastaj ta them tamam se ku jemi, po afër jam tani, se ne bëjmë anketime shkencore gjatë gjithë kohës.

Diferenca jonë me kënetën do jetë më e madhja ndonjëherë që nga ’97.

Ishte bisedë e këndshme besoj edhe me mend në kokë ju demokratët këtu se në fund të ditës duhet të kuptoni që ju nuk merrni asgjë, dakord? Ata për të cilët ju votoni kapin një karrige në parlament për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë, atë zhurmën, atë budallallëkun se derisa të ikë bufi që aty kjo histori është. Ju nuk merrni asgjë. Për çfarë e hidhni votën në kënetë? E kuptoj, je kundër Juventusit, nuk bëhesh dot me Juventusin, ka marrë fund ajo histori dhe rri me fanellën tënde edhe sikur të jetë fanella e, çfarë të them unë, Catanias. Futboll, pasion, devocion, përkushtim, besnikëri.

Kjo nuk është futboll, nuk është ndeshje futbolli, nuk është tifozllëk kot. Shikojeni more sa demokratë po lëvizin dhe po vijnë e po na bashkohen, shikoni dekanen e Universitetit të Vlorës, Dekanen e Ekonomikut. Ka qenë këtu poshtë në çadër dhe nuk është e vetmja, ka plot të tjerë e të tjerë. Afrohuni, nuk ka nevojë, nuk duhet të bëheni socialistë, por me mua dhe me Partinë Socialiste realizojmë atë që na e ka lënë amanet profeti ynë kombëtar, Skëndërbeu, Europën.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta