Një sherr mes disa personash është regjistruar në Kurbin, ku për pasojë është plagosur me thikë një 30-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

I lënduar mbeti shtetasi me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili u transportua me urgjencë për në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta