SHBA heq sanksionet ndaj krahut të djathtë të Orban, Antal Rogan: Nuk përputhej me interesat tona

16/04/2025 07:38

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Antal Rogán, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke argumentuar se masa ndëshkuese “nuk përputhej më me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Shtetit amerikan, pas një telefonate mes Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe homologut hungarez, Péter Szijjarto, të martën.

“Sekretari informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogan nga lista e sanksioneve, duke theksuar se mbajtja e tij në këtë listë nuk i shërbente më qëllimeve të politikës sonë të jashtme,” tha Tammy Bruce, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Ky vendim përfaqëson një kthesë të rëndësishme nga qëndrimi i administratës Biden, e cila e kishte futur Rogan në listën e zezë më 7 janar, duke e akuzuar për korrupsion sistematik dhe përdorim të pushtetit për shpërndarje të burimeve shtetërore tek miqtë politikë të partisë Fidesz.

Një ndryshim i papritur?

Largimi i sanksioneve vjen në një moment kur pritet rritje e tensioneve politike ndërkombëtare, ndërsa Viktor Orban vazhdon të afrojë marrëdhëniet me Donald Trump dhe ruan një qëndrim të përmbajtur ndaj luftës në Ukrainë, duke pasur lidhje të ngrohta me Moskën.

Analistët e konsiderojnë vendimin si një lëshim diplomatik i SHBA-së ndaj një aleati të mundshëm në një Evropë gjithnjë e më të ndarë, ndërkohë që Orbán pozicionohet si një zë i fortë pro-Trump në BE.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta