Në prag të takimit me Trump në Uashington, Meloni bisedë telefonike me Presidenten e KE. Kryeministrja italiane “negociatore” me SHBA

16/04/2025 13:16

Takimi i së enjtes në Uashington midis kryeministres Meloni dhe presidentit Trump po ndiqet me vëmendje në Bruksel, ku çdo kanal dialogu i hapur me SHBA-të shihet në mënyrë pozitive.

Kryeministrja Meloni zhvilloi një bisedë telefonike të martën në mbrëmje me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ato kishin komunikuar edhe gjatë ditëve të kaluara.

Meloni mund të përfaqësojë një urë lidhëse mes dy brigjeve të Atlantikut, dhe kjo është e qartë për Brukselin.

Megjithatë, kryeministrja italiane nuk ka asnjë mandat zyrtar për të negociuar me Uashingtonin, pasi politika tregtare është kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian.

Qëndrimet e BE-së në negociatat për tarifat doganore janë të qarta dhe Italia është në linjë me to, siç u theksua edhe në Këshillin për Tregtinë në Luksemburg dhjetë ditë më parë: ministri i Jashtëm Antonio Tajani theksoi mbështetjen e plotë për strategjinë e Komisionit Evropian.

Por tarifat nuk janë i vetmi temë delikate në marrëdhëniet transatlantike; ka gjithashtu edhe të ardhmen e luftës në Ukrainë, me rolin (deri tani inekzistent) të Evropës në tryezën e paqes me SHBA-në dhe Rusinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta