Kodrat e Dukatit ‘skuqen’ nga flakët, era e fortë përhap me shpejtësi zjarrin

16/04/2025 17:10

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “proi i Dukatit” ku i ndihmuar dhe nga era e ngrohtë që fryn nga jugu ka bërë që të përhapet në një sipërfaqe të madhe.

Zjarrfikësit e Vlorës por dhe forcat nga ADZM  kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Sipas zjarrfikësve dhe punonjësve që ndodhen në terren situa po përmirësohet dhe për pak kohë do të vendoset nën kontroll.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta