Një shtetas shqiptar është dëbuar nga territori italian pasi është kapur nga Policia e Shtetit në Asti, i dyshuar për një sërë veprash penale, përfshirë vjedhje dhe marrje të mallrave të vjedhura.

Burri, i cili ka një histori të gjatë me precedentë penalë, u identifikua si i pranishëm në mënyrë të paligjshme në Itali dhe u shoqërua me forcë deri në kufi për të garantuar sigurinë publike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit italian, Zyra e Emigracionit në Komisariatin e Astit kishte gjurmuar shtetasin shqiptar, i cili kishte qenë më herët në zotërim të një lejeje qëndrimi, tashmë të anuluar.

Ai ishte dënuar më parë me disa vite burg për kryerjen e rreth 65 vjedhjeve në apartamente të shpërndara në të gjithë krahinën e Piemontes, si dhe për përfshirje në trafik të mallrave të vjedhura.

Pasi iu revokua leja e qëndrimit, autoritetet vendosën dëbimin e tij të menjëhershëm. Në këtë kuadër, Zyra e Emigracionit organizoi një operacion të posaçëm për survejimin dhe transferimin e tij në kushte të sigurta drejt portit të Ankonës, prej nga u largua për në vendin e origjinës.

Policia italiane thekson se operacione të tilla janë thelbësore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të qytetarëve për më shumë ligjshmëri.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta