
Nga kantieret e Korridorit VIII, kryeministri Edi Rama iu përgjigj disa komenteve në rrjetet sociale për hekurudhën kuqezi Durrës-Prishtinë.
Komentuesi: Hekurudhë që nuk do të mbarojë kurrë e që nuk do të bëhet kurrë, interesante pikërisht në kohë zgjedhore, Kryeministri zgjedh ta publikojë këtë projekt që nuk do të realizohet kurrë, miliarda do i kushtojë popullit.
Rama: Ky projekt është prezantuar në çdo fazë të tijën, madje edhe në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Nuk ka lidhje me zgjedhjet, por me fazën e re ku konsulentët austriakë kanë caktuar kalimin nga Shkodra, përmes Gjakovës në Prishtinë si më të mirin. Prandaj edhe ekipi ynë i përbashkët e ka parë të udhës ta bëjë me dije edhe mbylljen e kësaj faze, sepse jeta vazhdon. E dyta, Durim, se sa do të kushtojë, këtë do ta nxjerrë projekti i detajuar, i cili përsëri do të bëhet nga një ekspertizë ndërkombëtare e nivelit të lartë dhe do të aprovohet nga Fondi Evropian i Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Një gjë është është e sigurt, që pa lekë hekurudha nuk bëhet. A do të mbarojnë apo jo këto projekte, se kanë në dorë ata që tallen nga kafenetë e Tiranës apo Prishtinës, por e kanë në dorë ata që punojnë në llogoret e të ardhmes.
Top Channel