Fiks Fare/ 73-vjeçari me probleme mendore kthehet në ‘tmerr’ për fqinjët, dëmton strukturën e pallatit dhe ndot ambientin

16/04/2025 20:50

Banorët e rrugës Bardhyl ankohen në emisionin Fiks Fare se fqinji i tyre 73-vjeçar është kthyer në problem madhor për ta.

Ata shprehen para kamerës së Fiks Fare se 73-vjeçari ka shkatërruar banesën e tij duke dëmtuar edhe strukturën e pallatit. Nga banesa e të moshuarit vjen erë e keqe  dhe zhurma të padurueshme për fqinjët.

Banorja që jeton në katin e sipërm shprehet se jetesa në atë pallat është bërë e vështirë. Ajo mes fjalësh shton se janë ankuar disa herë nëpër institucione të ndryshme që t’i jepet një zgjidhje të moshuarit për të mirën e të gjithë komunitetit. Banorja thotë se janë ankuar në policinë e Tiranës disa herë, gjithashtu  kanë njoftuar dhe Qendrën e Shëndetit Publik Mendor Tiranë, pasi sjelljet e të moshuarit sipas banorëve tregojnë se ai vuan nga shëndeti mendor. I moshuari  është i braktisur dhe nuk ka asnjë familjarë të kujdeset për të.

Fiks Fare u interesua për denoncimet që kanë bërë banorët e pallatit në Komisariatin e Policisë nr. 4 në kryeqytet.

Ky komisariat në përgjigjen që i dha Fiks Fare sqaron se për 73-vjeçarin janë bërë 2 kallëzime nga banorët. I pari në 27 mars, ku banorët denoncuan prishjen e qetësisë publike nga fqinj i tyre, ndotjen e ambienteve të përbashkëta dhe shqetësimin për rrezikun e dëmtimit të strukturës së pallatit.

Kur policia ka shoqëruar në komisariat qytetarin 73-vjeçar, kanë vërejtur se ai ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nervozizmi, të ngjashme me simptomat e sëmundjeve të shëndetit mendor, për këtë arsye është shoqëruar në ambientet e spitalit psikiatrik.

Përsëri policia, e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit psikiatrik 73-vjeçarin në 7 prill 2025. Sipas policisë zotëria është në spitalin psikiatrik nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohe që policia e ka referuar këtë rast në Prokurorinë e Tiranës dhe ka njoftuar IMT-në për të verifikuar nëse është dëmtuar struktura e pallatit ku ai banon, sipas pretendimeve të banorëve të tjerë.

Fiks Fare u interesua për gjendjen e 73-vjetarit pranë qendrës komunitare  të shëndetit mendor në Tiranë. Më pas iu drejtuam Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Në përgjigjen e tij, ky institucion bën me dije se 73-vjeçari është paraqitur në urgjencën e psikiatrisë i shoqëruar nga policia dhe ambulanca, më pas është mbajtur në ambientet e pranimit , ku i është nënshtruar një terapie me sedativë.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në urgjencën e QSUT është paraqitur një e afërme, e cila nuk ka qenë në dijeni të problemeve të shëndetit mendor që ka 73 vjeçari.

Të gjendur në këto kushte, mjekët e kanë vendosur që 73-vjeçari me iniciale D.B nuk plotëson kriteret për shtrim të pavullnetshëm, por pacienti do të shkojë çdo ditë në Urgjencën e Psikiatrisë për vlerësim dhe monitorim të gjendjes së tij mendore deri në stabilizimin e saj.

Gjithashtu QSUT shton se ka ka njoftuar Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor për ndjekjen e ecurisë edhe nga ana e tyre në banesën e pacientit, për të kaluar në një terapi mbajtëse.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta